Dje Microsoft prezantoi zyrtarisht që Windows 8 është në rrugë që të arrijë fazën RTM (Release to Manufacturing) në javën e parë të Gushtit dhe e gatshëm për publik në Tetor, mirëpo nuk u cek asgjë sa i përket Windows Server 2012.
Në një lajm të publikuar në bllogun zyrtar të Windows Server zbuluan gjithashtu që Windows 8 edhe Windows Server 2012 do të arrijë në fazën RTM në javën e parë të Gushtit, ndërkaq e gatshëm për publik në Shtator.
Sipas po këtij bllogu Windows Server 2012 Release Preview është shkarkuar mëse 500,000 herë, ndërkohë ne na mbetet të presim deri në shtator që të shohim cilat janë dallimet ndërmjet Relase Preview dhe produktit final. |blogs.technet.com| [divider top=”0″]