Sistemi operativ 11-vjeçar i Microsoft-it, Windows XP ende është platforma më e njohur në botë, Windows 7 gjithashtu nuk është larg saj.
Sipas të dhënave të aplikacioneve Web analytics firm Net Applications, Windows XP në muajin korrik ka arritur 42,86%, krahasuar me Windows 7 qe ka 42.21%. Ky sistemi operativ ka pasë rritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar, edhe pse në korrik 2011, Windows 7 ka mbajtur një pjesë të vogël prej 29.6% te trafikut ndërsa Windows XP kishte më shumë se 52%.
Windows XP është lansuar në vitin 2001 dhe ka pasë sukses shumë te madhë ne biznese dhe tek konsumatorët ne krahasim me ndonjë prej sistemeve tjera operative.
Microsoft është duke planifikuar të ndërpresë përkrahjen për Windows XP deri në prill 2014, duke i detyruar përdoruesit të ndërrojnë sistemin operativ ne këto me te rejat.
Marr në tërësi, Windows-i përbën 92% të t’gjithë trafikut, ndërsa Apple Mac OS X ka 7%, një rritje prej më pak se 6 për qind nga korriku i vitit 2011. |cnet|