SHPËRNDAJE

Apple WWDC 2014

Siç e dini, WWDC është një event i dedikuar zhvilluesve të Apple-it, kështu që përqendrohet më shumë në anën software se sa në prezantimin e produkteve të reja të kompanisë. Por shpesh herë ka patur edhe përjashtime. Ajo që është e sigurtë, është prezantimi i iOS 8. Atëherë, çfarë duhet të presim nga eventi i ardhshëm WWDC 2014? Në këtë artikull do të mundohemi të përmbledhim të gjitha parashikimet.

iOS 8

Apple gjithmonë ka preferuar të mos e rëndojë shumë sistemin operativ, për të tërhequr edhe përdoruesit më pak ekspertë, sepse nuk dëshiron të humbasë thjeshtësinë e përdorimit të iOS, gjë që e ka karakterizuar gjithmonë. Kështu që edhe iOS 8 do të jetë sa më i thjeshtë, do të shtohen sigurisht disa funksione të reja dhe do të përmirësohen aplikacionet aktuale, por nuk do të pasurohen edhe aq shumë për t’i dhënë mundësinë çdokujt që të shfrytëzojë funksionet që ofrojnë aplikacionet e shumta në App Store. Grafikisht, nuk duhet të ketë ndonjë ndryshim të madh në krahasim me iOS 7.

ios8-healthbook-preview-textedit

Mac OS X 10.10 

Duke qënë një konferencë e dedikuar zhvilluesve, është pothuajse e sigurt që do të flitet edhe për sistemin e ri operativ për Mac. Flitet se OS X 10.10 do të ketë një ridizenjim grafik dhe do të jetë më i lehtë. Paraqitja e këtij sistemi operativ mund të jetë e lidhur edhe me një model të ri Macbook që do të shfaq në aksion OS X 10.10.

Mac OS X 10.10

MacBook Air

Për sa i përket linjës Mac, ekziston një mundësi e mirë që të shohim një model të ri MacBook Air me një dizajn më të hollë dhe Retina Display 12 inch. Mund të ketë një përditësim edhe të Mac Mini, ndërsa nuk do të ketë asgjë të re për sa i përket linjës iMac gjatë këtij eventi.

Mac Book Air 1

iWatch

I shumëpërfoluri iWatch vështirë se do të prezantohet gjatë WWDC 2014, është më e mundur që të prezantohet në shtator së bashku me iPhone 6. Megjithatë, mendojmë se Apple me këtë rast do të lëshojë një toolkit të veçantë për zhvilluesit që mund t’i drejtojë drejt zhvillimit të e aplikacioneve për këtë pajisje, në mënyrë që në shtator iWatch të jetë një smartwatch i plotë dhe funksional.

iwatch

 

Apple TV

Ka disa muaj që flitet për një model të ri Apple TV, me një harduer të përditësuar me CPU 64 bit dhe interes të madh drejt lojërave, por nuk mund ta dimë me siguri nëse Apple do të vendosë të prezantojë modelin e ri gjatë WWDC 2014, por mund ta themi me siguri që është shumë shpejt për një TV Apple.

Apple TV

Si përfundim, WWDC 2014 do të jetë shumë i pasur, po presim me padurim t’i zbulojmë ato, dhe kushedi nëse Apple do na rezervojë ndonjë surprizë. Më 2 Qershor do të zbulojmë sëbashku me ju nëse do të vërtetohen apo jo parashikimet tona. /iPhoneAlbania

SHPËRNDAJE