SHPËRNDAJE

E plotësuar (18:00): Microsoft për pak çaste do të filloj konferencën e paralajmruar për shtyp (më saktë në ora 19:00), ku pritet të prezantoj konzolën Xbox të re, qe ende nuk e dimë se si do të quhet, edhe pse ka pasur thashetheme se mund të quhet Xbox 720.

Nelson Major nga Microsoft ka zbuluar se ngjarja për Xbox do të prezantohet në dy organizime të ndara. Më shumë detaje pritet të shfaqen në Qershor në organizimin e E3-së, kështu që sot pritet të shohim vetëm një vështrim të parë nga ana harduerike dhe platforma e saj.

Drejtpërdrejt mund të shihet nga linku i ofruar më poshtë nga uebfaqja Xbox:

http://www.xbox.com/en-US/hub/reveal

[divider top=”0″]

Nesër, e Martë 21 Maj, Microsoft do të prezantoj Xbox-in e ri, pajisje kjo që pritet të konkurrojë me PlayStation 4 (ndoshta edhe më U Wii) për gjeneratën e ardhshme të konsolave.

Xbox ngjarja

Pra, çfarë do të jetë fokusi kryesor i prezantimit? Një grafikë më procesor të ri që shfaqjen e bën të duket e gjallë? Hapësira e brendshme e diskut një terabajt?  Video streaming, pastaj thirrjet me Skype, si dhe integrimi i pajisjeve të palës së tretë që priten të jenë pikat kryesore kyçe të kësaj pajisje. Këto janë vetëm disa që priten të prezantohen nesër, kurse lojërat më shumë gjasë nuk do të zbulohen por do të ruhen për prezantim në ngjarjen e ardhshme E3. Për të gjitha këto mbetet të kuptojmë zyrtarisht nesër, prandaj qëndroni me ne. |ameble|

SHPËRNDAJE