SHPËRNDAJE

Duke filluar nga sot, 26 Mars, Xbox Live ka nxjerrur në lirim disa lojëra që mund të shkarkohen online. Të dy abonuesit, pagues dhe ata që nuk paguajnë mund të përfitojnë nga çmimet e ulëta, që shumica e lojërave nga Xbox Live janë 50 % me lirë, kurse disa janë krejt pa pagesë. Këto çmime mbesin deri më 1 Prill.

Disa nga lojërat kanë qenë në lirim që një kohë, por disa tituj të njohur janë të përfshirë këtu të tilla si Assassin’s Creed III, L.A. Noire dhe Dead Rising 2.

Një paralajmërim për prindërit, shumica e lojërave që janë në shitje kanë një vlerësim të lartë nga ESRB, këtu e keni gjithashtu edhe Spider-Man 3 vetëm për gjysmë çmimi (e vlerësuar me 10 pike nga ESRB). Kurse pa pagesë mund të merrni episodin e parë te lojës shumë të njohur nga viti i kaluar Walking Dead. Të tjera janë të listuara më poshtë (çmimet janë në dollarë):

SHPËRNDAJE