SHPËRNDAJE

Microsoft është duke planifikuar që të shtoj opsionin e dhurimit të lojrave tek përdoruesit e Xbox One. Me këtë opsion ti mund të blesh lojëra si dhuratë për miqt tuaj.
Mike Ybarra, zëvendës President i Microsoft-it theksoi në twitter se kompania nuk është larg shtimit të atij opsioni.
Ky lloj i dhuratave ka qenë edhe më herët në gjigantin e lojrave Valve, kurse nuk është e mundur tani për tani në Xbox One ose Playstation 4. Dhurimi i lojrave ka qenë një opsion shumë i kërkuar nga fansat. Në një postim të bërë në faqen e Microsoft-it ka marrur 5 mijë vota.
Ende nuk ka detaje zyrtare kur do të vijë dhurimi i lojrave por nga konfirmimi i Ybala-s kuptohet se ky opsion nuk do të vonohet shumë.

SHPËRNDAJE