Të martën gjatë konferencës FOCUS12 e organizuar nga McAfee, Xerox dhe McAfee kanë ekspozuar printerin e parë multifunksional në rrjet i cili do të përdorë softuer nga McAfee me të cilin do të bëhet kontrolli i sistemit të sigurisë. Ky softuer përbëhet nga një metodë e sofistikuar filtrimi që i lejon vetëm programet e miratuara në rrjet.
Gjatë konferencës është paraqitur pyetja se a është e nevojshme që edhe printerët të kenë një mbrojtje ndaj malware ose viruseve? Sipas Tom Moore, nënkryetar i sigurisë në McAfee, një pajisje multifunksionale bëhet e ndjeshme ndaj sulmeve malware nga hakerët, kur ajo merr të dhëna dhe i procedon ato për printim, pastaj gjatë bërjes së kopjeve, skanimit si dhe gjatë faksimit.
Sipas McAfee, mënyra e re e sigurisë është e integruar në kompjuter kryesorë të makinës, duke siguruar një alarm të menjëhershëm në rast të sulmit nga hakerët, me ç’rast IT administratorët në bazë të auditimit mund të gjejnë lehtë gjurmët për kohën dhe origjinën e kërcnimeve.
Pajisjet Xerox të mbrojtura dhe menaxhuara nga softueri McAfee do të jenë në dispozicion në çerekun e parë të 2013, me produktet në WorkCentre Xerox dhe linjat e prodhimit ColorQube. |ameble| [divider top=”0″]