Sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, Xiaomi tani është prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartphone-ve pas Samsung-ut dhe Apple-it.
Samsung ka shitur një total prej 79.2 milionë smartphone në tremujorin e tretë të 2014-ës, që i bie e pak nga 88.4 milionë që ishin në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Apple ka shitur një total prej 39.3 milionë smartphone, e që është më shumë nga 33.8 milionë pajisje për tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Kurse Xiaomi ka bërë një rritje të konsiderueshme në shitjet e pajisjeve të tyre qysh nga çereku i 3-të i vitit 2013, vitin e kaluar në këtë tremujor kompania ka shitur 5.2 milion pajisje, kurse tani në 2014-ën ka shitur 18 milionë.
LG dhe Huawei kanë rritur gjithashtu shitjet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, LG ka shitur 16.8 milionë pajisje kurse Huawei 16.5 milionë pajisje për tremujorin e tretë.
Shitjet e përgjithshme të smartphone-ve për tremujorin e 3-të janë rritur për 27%, në total prej 320.4 milionë smartphone për tremujorin e tretë të 2014-ës, për më shumë detaje sa i përket këtyre të dhënave mund të gjeni në ketë link. /ameble