Ekipi XIIIK i përbërë nga Leart Zogiani dhe Bardh Lohaj ka zënë vendin e dytë në raundin e parë të garës “Global Startup Battle” duke hyrë në raundin final ku janë kualifikuar 15 ekipet me më së shumti vota, prej gjithsejt 113 konkurrentëve nga anembanë bota.
XIIIK i ka fituar 4755 vota online përmes votimit në Facebook. “Jashtëzakonisht jam i emocionuar dhe është e vështirë për të besuar se përmes votimeve edhe pse vijmë nga një vend shumë i vogël kemi mbërri vendin e dytë në nivel global”, thotë Leart Zogiani 3D artist pjesëtar i ekipit XIIIK. Ekipi XIIIK është zgjedhur fitues i edicionit të tretë të Startup Weekend Prishtina të organizuar nga Innovation Centre Kosovo.
Suksesi i ekipit nga Kosova
Ky sukses sipas Zogianit është më i madh kur dihet se Global Startup Battle është gara më e madhe e ndërmarrësisë në botë. Vendin e parë në raundin e parë e ka zënë ekipi londinez SmartWard duke mbledhur 5025 vota – vetëm 250 vota më shumë sesa XIIIK ekipi nga Kosova. Secili qytet ku është mbajtur Startup Weekend, përfshirë edhe Prishtinën, në Global Satrup Battle përfaqësohet me fituesin vendor, Në raundin e parë mes vete konkurruan ekipet fituese nga mbi 113 qytete të botës, derisa në finale garojnë 15 ekipet me më së shumti vota. Sipas burimeve nga Startup Weekend, juria ka pëlqyer mjaft shumë punën e ekipeve që janë votuar në Facebook, dhe do të shpallin fituesin gjatë javës tjetër. Juria përbëhet nga Tony Hseih, CEO I Zappos, Brad Feld drejtor menaxhues pranë Foundry Group, Leah Busque, themeluese dhe CEO e TaskRabbit.com, Chris Hollod nga A-Grade Investments dhe Jesse Draper, CEO e Valley Girl.
Shpërblimet për fituesin e Global Startup Battle
- Udhëtim VIP në Rio De Janeiro për Global Entrepreneurship Congress – sponzorizuar nga Global Entrepreneurship Week.
- Udhëtim VIP në San Francisco për vizitë në Googleplex dhe për takime me themelues, mentor dhe investitorë – sponzorizuar nga Startup Weekend dhe Google.
- Pako PR në vlerë prej 5,000 dollarë nga Geben Communication
- Shërbime dizajni në vlerë 5,000 dollarë nga Btrax
- Pako ligjore dhe inkorporimi në vlerë 5,000 dollarë nga Cooley LLP
- Kredit në vlerë 20,000 dollarë për Google App Engine nga Google.
- Një vit të plotë për tu krenuar se ke fituar garën më të madhe për startup në botë.
E në fund Xiiik do të ketë edhe një shpërblim prej komunitetit të ndërmarrësve dhe skenës së startup në Kosovë që do ta fus edhe në histori të kësaj skene të re, si startup i parë nga Kosova që renditet në mesin e 15 më të mirëve në botë. Përveç kësaj Xiiik është edhe i vetmi ekip nga Evropa Juglindore që është future në këtë mes, duke garuar me ekipe nga Anglia, Kanada, Meksika, Izraeli, SHBA, etj. |digjitale| [divider top=”0″]