Yahoo ka njoftuar zyrtarisht sot se ka blerë platformën Snip.it. Nëse nuk e dini, Snip.it është një platformë sociale që u mundëson përdoruesve të mbledhin imazhe, video, dhe artikuj tjerë në ueb dhe të ndajnë ato me botën. Uebfaqja e tyre është themeluar në pranverë të vitit 2012.
Yahoo thuhet se ka blerë atë në vlerë prej 10 milion $. Mike Kerns, nën-udhëheqës për produktet në Yahoo-së, tha në një deklaratë, “Ekipi Snip.it ka krijuar ketë teknologji inovative që u mundëson njerëzve të shpërndajnë gjerat në mënyrë sociale dhe argëtuese, ne jemi të ngazëllyer që të mirëpresim ata në kompaninë Yahoo, ku do të na ndihmojnë të ndërtojmë përvojat që sjellin njerëzit me interesa të përbashkëta.” |ameble| [divider top=”0″]