Yahoo SkyphraseYahoo ka njoftuar se ka blerë kompaninë SkyPhrase që është e fokusuar në teknologjinë e përpunimit të gjuhës natyrale. Kjo kompani tingëllon pak a shumë ngjashëm nga ajo se çfarë ofron Siri dhe Google por që kjo zhvillon një teknologji që ju mundëson të flisni me kompjuterin ose pajisjet mobile.

Ne besojmë se informacionet dhe shërbimet e internetit do të jenë shumë më të fuqishme dhe me të përshtatshme nëse njerëzit mund t’i drejtohen kompjuterëve me atë që ata duan të arrijnë duke përdorur gjuhën e natyrshme,” është shkruar në uebfaqen e kompanisë Yahoo. “Tek Yahoo, ne kemi gjetur hapësirë që jo vetëm ndan vizionin tonë, por sjell edhe koleksion të pasur të informacionit dhe shërbimeve në një bazë të gjerë për përdoruesit” kanë thënë SkyPhrase.

Nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të përdoret kjo teknologji në të ardhmen nga kompania Yahoo, por me shumë gjasë kjo e fundit do të dëshiroj të punojë në teknologjinë për zë që kontrollohet nga kompjuteri. SkyPhrase do t’i bashkohet Yahoo-së në qytetin e New York-ut. Kushtet e marrëveshjes nuk janë publikuar. |ameble|