SHPËRNDAJE

Yahoo, para disa ditësh ka blerë kompaninë Tumblr për 1.1 milirdë $, por si duket ka 4 miliardë $ për të shpenzuar. Sipas një burimi prej Brittney Hillen nga Slash Gear, Yahoo ka ofruar një shumë të panjohur parash për kompaninë Hulu.

[quote style=”1″]

Hulu është një uebfaqe interneti që ofron reklama të mbështetura nga videot streaming, gjithashtu shfaq emisione televizive dhe filma nga NBC, Fox, ABC, dhe shumë rrjete dhe studio të tjera. Hulu aktualisht ofrohet vetëm për përdoruesit e SHBA-s.

[/quote]Hulu

Megjithatë, Yahoo nuk është e vetmja kompani që shpreh interesim këtu. Time Warner Cable, Chernin Group dhe Guggenheim Digital janë vetëm disa nga të interesuarit që po përpjekën për të blerë Hulu-n. Grupi Chernin është raportuar se ka ofruar një shumë prej 500 milionë $.

Me sa duket këto kompani i kanë thënë Hulu-s të japë propozimet e tyre deri të Mërkurën, por kjo nuk do të thotë se oferta e Yahoo-s nuk do të hyjë në konsideratë.

Kjo nuk është e vetme blerje që Yahoo ka bërë që nga fillimi i javës kur njoftoj për blerjen e Tumblr. Të Mërkurën kompania ka blerë edhe PlayerScale, e cila është një kompani e lojërave.

Çfarë mendoni për Yahoo-n e cila po jap interes të papritur për të blerë te gjitha këto kompani? Apo është duke bërë një lëvizje strategjike në tregjet e të rejave? |ameble|

SHPËRNDAJE