SHPËRNDAJE

Gjiganti i internetit Yahoo vazhdon rritjen duke bërë diçka të veçantë nga të tjerët. Është fjala për emisionet sociale të Yahoo të quajtura “#HashOut”  nikoqir të të cilave do të jenë persona nga bota e filmit, muzikës, politikes etj.. Disa nga këta për fillim janë regjisori i serialit “Lost” Damon Lindelof dhe ish gruaja e  Arnold Schwarzenegger dhe gazetarja Maria Shriver duke vazhduar më pas me të tjerët, por duhet te kemi parasysh qe ky është vetëm fillimi dhe se shumë e shumë ftyra të njohuara dhe të adhuruara nga njerëzit nëpër botë do të jenë drejtues të emisioneve në #HashOut.

Ashtu siç kanë bërë shumë kompani duke krijuar produktet e tyre si Facebook me rrjetin e tyre social “facebook” apo Google me google +, edhe kompania Yahoo do të beje diçka unike këtë herë për tu futur ne lojë. Pioneri i botes se internetit Yahoo, ka njoftuar sot qe ata janë duke punuar intensivisht në lëshimin e këtij produkti mediatik sa më shpejtë qe është e mundur.  Yahoo beson se kjo mënyre e re e të bërit “show” do të jetë gjithashtu një mënyre unike e te folurit për lajmet dhe ndodhitë.

Yahoo inkurajon te gjithë shfrytëzuesit e internetit qe të hapin llogarit e tyre dhe të abonohet falas për t’u bërë pjese e këtyre ngjarjeve sociale mediatike në momentet që ato do të lëshohen “live” për publikun. [yahoo]   [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE