Pas një procesi një mujor në përzgjedhjen e logos, Yahoo sot ka bërë përzgjedhjen e logos së re. Logo e ridizajnuar e Yahoo-së është me ngjyrë vjollcë dhe mban shenjën e pikë-çuditëses në fund. Shikoni videon qe tregon se sa modele janë paraqitur para përzgjedhjes se kësaj logo:

[youtube id=”_0b6qaPY-CQ” width=”600″ height=”350″]

Udhëheqësja e Yahoo-së Marissa Mayer nëpërmes Tumblr ka shpjeguar më shumë rreth përcaktimit të logos së re dhe procesit në përgjithësi.

“Pra, në një vikend të kësaj vere, kam përvjelur mëngët bashkë me ekipin tonë të dizajnerëve: Bob Stohrer, Marc DeBartolomeis, Russ Khaydarov dhe Max Ma dhe së bashku kemi kaluar shumicën e vikendeve për dizajnimin e logos nga fillimi në fund dhe kemi pasur argëtim pa kufi gjatë këtij procesi” ka thënë ajo. |ameble|