Njihuni me dizajnin e ri të Yahoo-së. Në pamje të parë duket shumë i njëjtë si dizajni i vjetër, mirëpo përfshijnë disa karakteristika të reja të mrekullueshme.
Udhëheqësja Marissa Mayer të mërkurën ka bërë përshkrimin e tij në një postim në blogun e saj, ajo ka thënë “sapo kemi lansuar uebfaqen e re të Yahoo-së që përfshin shfletimin pafund të lajmeve në ballinë”. Ballina e re është e integruar edhe më shumë me rrjetin social Facebook dhe u mundëson përdoruesve një pamje në të gjithë artikujt e lajmeve të rekomanduar nga miqtë e tjerë.
Dhe në fund, Mayer thotë se faqja e re është mirë e optimizuar për smartphone dhe tabletë, dhe gjithashtu hapet më shpejtë. |ameble|
[divider top=”0″]