SHPËRNDAJE

Ambiciet e kompanisë Yahoo për të zgjeruar shtrirjen e vet në ueb kanë ardhur tani në fokus të qartë pasi që revista The Wall Street Journal ka raportuar se kompania po shqyrton blerjen e një pjesë të madhe të Dailymotion, i dyti shërbim më i madh për video sharing në internet pas YouTube-it.

Burime të paidentifikuara kanë thënë për Journal së blerja e aksioneve të uebfaqes franceze për video sharing “do ta ndihmojë qendrën e Yahoo-s për të pasur një vend ekstra për ruajtjen e video online për një pjesë të Evropës dhe Azisë.”

Burimet për Journal thonë gjithashtu së Yahoo fillimisht ka në plan të blej më shumë se 75% të faqes duke e lënë opsionin hapur për të blerë kompaninë plotësisht, e cila mund të vlerësohet përreth 300 milionë dollarë. |ameble|

SHPËRNDAJE