SHPËRNDAJE

Kryeshefja ekzekutive e re e Yahoo-së Merisi Majer, veproi ngjashëm sikur kompania Microsoft para disa ditëve, që të shpërblej punonjësit më nga një smartphone të ri. Veprimi i saj ka një rol të dyfishtë. Nga njëra anë, do të rris moralin e punonjësve, dhe në anën tjetër, do t’i ndihmoj ata të kuptojnë më mirë përdoruesit, dhe të kuptojnë se çfarë kërkojnë përdoruesit e Yahoo-së kur ata vizitojnë faqen e tyre nga celularët smartphone. Kjo, në fund të fundit, do duhej të rezultonte në përfundim në të mirë për të gjithë të përfshirët në këtë histori.

Një memorandum i brendshëm urdhëron që punonjësit e Yahoo-së të “heqin qafe” BlackBerry smartphone-ët e tyre, gjersa në zgjedhjen e pajisjeve të reja përfshihen Apple iPhone 5, Samsung Galaxy S III, HTC X One, HTC EVO 4G LTE dhe Nokia Lumia 920. Përveç celularëve falas, të punësuarit do të marrin edhe pakon e tyre tarifore, e cila gjithashtu do të paguhet nga kompania e Yahoo-së. Program ky i cili zbatohet vetëm për punonjësit e Yahoo-së në Shtetet e Bashkuara, është quajtur ” Yahoo! Smart Phones, Smart Fun!

Memo thotë: “Ne kemi një lajm shumë emocionues për të ndarë me ju sot – ju prezantojmë “Yahoo Smart Phones, Smart Fun!”. Që nga sot, Yahoo është duke i larguar BlackBerrie telefonat për të kaluar në smartphone në 22 shtete. Pak javë më parë, kemi thënë se do t’i shqyrtojmë mundësinë e kalimit në telefona “smart” si telefona të korporatës. Ne dëshirojmë që të punësuarit tanë të kenë pajisje të ngjashme me ato të përdoruesve tanë, kështu që mund të mendojmë dhe të punojmë siç bëjnë shumica e përdoruesve tanë. ”

Memorandumi i brendshëm gjithashtu zbulon  informacionin se porositë e smartphone-ve të ri nga punonjësit janë tashmë të pranueshme. Mayer u bë kryeshefe ekzekutive e kompanisë në korrik të këtij viti, kur ajo u largua nga Google për të marrë përsipër Yahoo-në. Ajo ishte një nga punonjëset e para në Google ku kishte arritur gjerë tek pozita e zëvendës presidentit. Kryeshefi i mëparshëm i Yahoo-së, Scott Thompson, doli në pension në maj, pas skandalit me diplomën e falsifikuar.

Merisi Majer, nga momenti i emërimit Presidente e Yahoo-së, një nga vendimet e saja të menjëhershme ishte poashtu për tu mundësuar punonjësve drekën falas në kafenenë e kompanisë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE