SHPËRNDAJE

Youtybe channelsJanë dëgjuar thashetheme edhe me herët se Google është duke punuar në kanalet me pagesë për shërbimet e videove në YouTube, tani sipas një raporti të fundit nga TheFinancialTimes, YouTube është afër fillimit të këtij shërbimi me pagesë.

Sipas raportit ky shërbim nënkupton përfshirjen e deri 50 kanaleve me pagesë, ku ju si përdorues mund të abonoheni (subscribe) në të gjitha ato kanale në një tarifë mujore, ose të zgjidhni kanale individuale të cilat do të kushtojnë rreth 1,99 $ për muaj.

Ky është edhe një përfitim tjetër nga ana e Google-it, duke pasur parasysh gjithashtu tërheqjen e kanaleve për të prodhuar më shumë filma, seria, emisione e shumë video tjera. A do të ketë kjo sukses mbetet të shihet. |ameble|

SHPËRNDAJE