Google ka shtuar mundësinë e përkthimit të video të dhënave në YouTube me mbështetje për mbi 300 gjuhë.
Me 70 për qind të audiencës globale e cila jeton jashtë SHBA-ve, You Tube paraqet një mjet të ri për ta bërë përkthimin e titrave më të lehtë për video krijuesit.
Me Video Menaxher, përdoruesit tashmë mund të përkthejnë vet një video duke përdorur Google Translator Toolkit.
YouTube ka filluar tu ofroj krijuesve të videove që i vendosin në faqen e tyre një shërbim që lejon përkthimin e video përmbajtjes në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme.
“Rritja e audiencës globale në YouTube do të thotë që videot tuaja të arrijnë tek shumë njerëz, që flasin shumë gjuhë,” shkruajnë Jeff Chin dhe Brad Ellis, menaxherët e prodhimit të YouTube, në një blog post sot.
YouTube ofron dy lloje të shërbimeve. Njëri lejon përkthimin automatik të titrave ekzistuese dhe komenteve në lidhje me videon duke përdorur Google Translate dhe ka më shumë se 60 gjuhë, ndërsa shërbimi tjetër përkthen më shumë gjuhë të pazakonta duke i mundësuar përdoruesit të integroi YouTube Video Manager-in me Google Translator Toolkit.
Me Video Menaxher-in, përdoruesit mund të përkthejnë videot vetë duke përdorur Google Translator Toolkit, ose të ftojnë të tjerët për ti ndihmuar ata. Video Menaxheri gjithashtu u lejon video krijuesve të shikojnë videot e tyre gjatë përkthimit për ta bërë procesin më të lehtë. /cnet//ameble/ [divider top=”0″]