SHPËRNDAJE

Youtube logoYouTube ka mbushur tetë vjet, me ketë rast kompania ka ndarë disa statistika mahnitëse në lidhje me shërbimin.

Përdoruesit e shërbimit më të popullarizuar në botë për shpërndarjetë videove, kanë treguar së ngarkohen (upload) rreth 100 orë video në YouTube për çdo minutë, kjo i bie 6.000 orë video çdo orë dhe 144.000 orë video çdo ditë. YouTube gjithashtu ka përsëritur numrin një miliard të vizitorëve në këtë faqe brenda muajit. Udhëheqësi ekzekutiv i Google-it Eric Schmidt kohët e fundit ka thënë se numri i përdoruesve mund të rritet deri në 6 ose 7 miliardë.

YouTube, e cila u themelua në Shkurt të 2005-ës dhe që u lansua në Maj 2005, u ble nga Google në Tetor të 2006-ës për 1.65 miliardë dollarë.

Pra nëse ju pyesin se ku dhe si Google i ruan të gjitha ato video, atëherë shikoni këtë galeri mahnitëse të bërë në qendrat e të dhënave të kompanisë. |ameble|

SHPËRNDAJE