SHPËRNDAJE

Nëse i urreni reklamat e YouTube-it, lajmi i mirë është se Google do të lansoj një shërbim të ri të YouTube-it pa reklama, për të cilin duhet të paguani 9.99$ në muaj.

I quajtur YouTube Red nis me 28 Tetor dhe do të jetë një muaj test pa pagesë për të gjithë përdoruesit. Kjo përfshinë luajtjen e videove pa reklama nga t’gjitha pajisjet, gjithashtu posedon opsionin për të ruajtur videot dhe për të shikuar offline si dhe mundësinë për të dëgjuar video edhe kur YouTube luan në sfond në smartphone-in tuaj.

Për të qenë më të qartë rreth këtij shërbimi, YouTube Red nuk është një aplikacion i ri, por është vetëm një mundësi e veçantë që nevojitet të paguani për të pasur këto opsione. /ameble

SHPËRNDAJE