Nëse YouTube ju duket disi me ndryshe atëherë nuk është vetëm tek ju!

Uebfaqja që për shumëkënd ka ndihmuar në karrierë, tani ka lansuar një dizajn të ri responsive (që reagon lehtë). Videot në faqen kryesore tani janë përqendruar në mes dhe do të mbesin kështu pa marrë parasysh se çfarë madhësie të ekranit keni. Pamja nënkupton atë që ju të shihni po të njëjtin dizajn pa marr parasysh se a shikohet nga pajisjet mobile, tablet apo edhe PC.

Youtube page redesigned

Edhe playlist-a gjithashtu ka marr një pamje tjetër. Playlist-a në llogarinë tuaj tani tregon playlist-at që keni krijuar vetë, si dhe ato të kanaleve që ju keni pëlqyer. Këto lista tani do të jetë më lehtë për t’i gjetur në një kanal, thjesht duke kërkuar për butonin e asaj playlist-e.

Këto pra janë vetëm disa ndryshime për përdoruesin, ndryshime tjera janë bërë edhe për kanalet në YouTube. /ameble