Youtube logoShërbimi i njohur për video YouTube në pronësi të Google-it, është duke planifikuar të lëshoj një opsion të ri që do ti lejojë përdoruesit ti shkarkojnë videot nga aplikacioni për pajisje mobile.

Sipas një raporti të ri në një blog të tyre, YouTube ka njoftuar se ky opsion i ri do të filloj nga fundi i këtij viti ndoshta Nëntor.

Në raport thuhet, “Ne gjithmonë jemi duke eksploruar mënyra të ndryshme për të sjellë më shumë shikues. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, nga fundi i këtij viti do të nisë një funksion i ri në aplikacionin YouTube për pajisje mobile që u mundëson të shikoni video edhe kur nuk jeni të lidhur në internet.”

Megjithatë, kushtet e përdorimit në YouTube deri tani nuk kanë lejuar shkarkimin e videove dhe gjithashtu i ka bllokuar aplikacionet e palës së tretë që kanë ofruar një funksion të tillë. Në fakt ata me herët ka pasur një mosmarrëveshje të vogël me Microsoft-in për sa i përket kësaj, gjigandi Microsoft kishte aktivizuar opsionin për shkarkimin e videove në aplikacionin YouTube për Windows Phone.

Kompanisë Microsoft i është dashur ta tërheqin atë funksion pas ankesës nga Youtube, duke e zëvendësuar atë me një version tjetër, edhe pse aplikacioni i ri nuk është funksional as sot. |ameble|