SHPËRNDAJE

youtube & vevo - amebleYouTube rinovon marrëveshjen me Vevo, dhe blen 10% të aksioneve të kësaj kompanie për t’i mbajtur larg Facebook-ut videot muzikore, raporton “The Verge”. Google ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me shpërndarësin e videove muzikore, Vevo, duke ruajtur programacionin popullor të kësaj të fundit në YouTube dhe duke parandaluar në këtë mënyrë, që ajo të bjerë në duart e
rivalëve të vetë.

Kompania ka investuar pothuajse 50 milionë dollarë për blerjen e 10% të aksioneve në kanalin e videove muzikore online. Vevo ka një audiencë prej 50.2 milionë përdoruesish mujorë në YouTube, sipas të dhënave të botuara nga kompania e kërkimeve comScore, duke e shndërruar atë në një nga partnerët më të rëndësishëm të kompanisë. “Ne kemi bërë një investim në Vevo. Ne jemi të gëzuar nga perspektivat e tyre e ardhshme dhe të iu ofrojnë përdoruesve të YouTube përvojën e muzikës më të mirë të mundshme”- tha YouTube në një deklaratë.

Vevo, e cila është në pronësinë e Universal Music Group, Sony Music dhe Abu Dhabi Media Co, njoftohet të ketë nënshkruar një marrëdhënie ekskluzive partneriteti me Facebook-un, në përfundim të marrëveshjes së tipit “revenue-sharing” (bazuar mbi parimin e ndarjes së fitimeve) me Google. Rportohet gjithashtu se kompania do të realizojë investime të reja për të zgjeruar në arenën ndërkombëtare imazhin dhe shërbimet e saj dhe të krijojë programe të reja të muzikës. Dy kompanitë kishin një marrëveshje deri në muajin Prill, por pas negociatave të vazhdueshme u arrit një marrëveshje e re. Ndërkohë Vevo nuk ka bërë komente për rinovimin e marrëveshjes me YouTube dhe detajet e saj nuk janë bë publike. |pcworld.al|

SHPËRNDAJE