SHPËRNDAJE

Apple WatchPas disa muajsh pritje, Apple Watch më në fund do të mbërrij më 24 prill, me çmime që variojnë nga 349$ deri në 10.000$. Kompania më para-porosi do të fillojë nga data 10 prill, në të cilën blerësit do të kenë mundësi t’i shohin produktet në dyqane të Apple-it.

Siç është prezantuar edhe dje, Apple Watch vjen në tri versione: Watch, Sport dhe Edition. Apple Watch Sport do të fillojë me çmim prej 349$ për versionin 39mm dhe 399$ me 42mm. Blerësit mund të zgjedhin nga pesë opsione me ngjyra të ndryshme. Ato të rangut të mesëm fillojnë nga 549$, por sipas modelit që zgjidhni do të shiten deri në 1099$. Apple do të ofroj zgjedhje prej tre rripave të ndryshëm.

Ora e mençur e Apple-it nëpër dyqane online do të arrij më 10 prill në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Britani të Madhe, dhe SHBA, dhe do të vazhdoj kështu edhe vende tjera edhe pse Cook nuk ka dhënë data të sakta. /ameble

SHPËRNDAJE