SHPËRNDAJE

Më herët gjatë këtij muaji në Ameble dhe nëpër portale të ndryshme të teknologjisë informative filloi të flitet për produktin e ri HTC Proto. Tani, një foto e kësaj pajisje akoma të pa publikuar u zbulua.

Siç edhe është pritur HTC Proto do të jetë një “rifreskim” i HTC One V me disa përmirësime të specifikave duke e ngritur nivelin e HTC Proto. Së pari është ekrani , i cili do te jetë i madhësisë 4 inç që i bie të jetë 0.3 inç më i madh se HTC One V dhe me të njëjtin rezolucion të grafikes (WVGA). Gjithashtu ndryshim substancial vërejmë në procesorin e tij i cili nga një procesor një-bërthamor 1GHz “Qualcomm Snapdragon” kalon në procesor dy-bërthamor 1GHz “Qualcomm MSM8225 S4”. Sa i përket specifikave të tjera të këtij Smartphone ato mbeten po të njëjtat me HTC One V si për shembull  RAM memoria është 512MB dhe kamera e pasme 5MP.

Duke gjykuar nga fotoja e zbuluar e HTC Proto, duket sikur kjo vegël praktike do të ketë kornizat pak me të rrumbullakëta, duke i dhënë këtij telefoni një pamje më të bukur. Ne fakt ky i fundit më shumë duket se i ngjan moduleve më të avancuara të HTC’së siç janë HTC One X dhe HTC One S. Ka spekulime se HTC Proto do të prezantohet para publikut në panairin më të madh botëror të teknologjisë i cili do të mbahet në Berlin nga data 31 Gusht deri me 5 Shtator 2012. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE