SHPËRNDAJE

Samsung muajin e kaluar kishte ngacmuar me disa imazhe jo shumë të qarta për tabletin e ardhshëm të tyre Galaxy View, kurse tani vijnë disa imazhe tjera më të qarta duke falënderuar SamMobile të cilët i kanë publikuar ato.

Tableti Android me ekran 18.4-inç pritet të krenohet me dizajnin që do të ketë, të lëmuar dhe me një pamje të pastër. Në anën frontale nuk posedon asnjë buton, duke sugjeruar se do t’i ketë ato në ekran. Gjithashtu në këto imazhe mund të shihni kamerën frontale mbi ekran. Detaji më interesant mund të jetë doki (mbajtësi) që përmban një dorëz si në formë çante.

Galaxy View pritet të dal me procesor 8-bërthamor Exynos 7, 2GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe ekrani me rezolucion 1080p. Samsung më herët ka thënë se detajet e plota në lidhje me ketë tablet të ri, do t’i mësojmë në muajin Tetor. Kështu që mbetet të shihet. /ameble

SHPËRNDAJE