Është përfolur se Samsung është duke punuar në një smartphone apo phablet Galaxy Mega, qe sot janë shfaqur disa thashetheme të reja të kësaj pajisje misterioze. Ne mënyrë specifike në sammobile, kjo pajisje thuhet të vijë e pajisur me ekran PLS HD 6.3 inç, procesorin dy-berthamorë 1.7Ghz, kamerën e pasme 8 megapiksel dhe atë frontale 2 megapiksel, memoria 1.5 GB RAM, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 802,11 a/b/g/n, A-GPS dhe baterinë 3200 mAh.
Sipas sammobile Samsung Galaxy Mega 6.3 do të posedoj të njëjtën trashësi sikur Galaxy S4, do të shfaqet me platformën Android 4.1.2 ose 4.2.2 dhe përdorë ndërfaqen Samsung Nature UX.
Dy versione flitet të jenë në dispozicion: një me LTE dhe një pa të. Kurse për zgjedhjen e ngjyrave, Galaxy Mega 6.3 do të vijë në dy ngjyra: të zezë dhe të bardhë. Versioni i zi thuhet se do të jetë në dispozicion për shitje nga mesi i Majit, që do të thotë se shumë shpejt do të marrim vesh zyrtarisht në lidhje me këtë pajisje misterioze. |ameble|