SHPËRNDAJE

Samsung aksidentalisht ka zbuluar të dhënat për smartphone-in e ardhshëm Galaxy S4 Mini.

Të dhënat për këtë pajisje janë zbuluar përmes aplikacionit zyrtar të Samsung në të cilin për disa momente është shfaqur edhe Galaxy S4 Mini si pjesë e listës se pajisjeve Samsung dhe këto të dhëna janë kapur nga aplikacioni  “TGSpot”, në ndërfaqen e të cilit ndër të tjera publikohen informata për produktet teknologjike dhe aplikacionet.

Pak orë pasi këto të dhëna filluan të qarkullojnë nëpër internet kompania Samsung konfirmoi se këto imazhe dhe të dhëna janë reale dhe se ky ishte një aksident i stafit që ky smartphone është shfaqur përpara kohe.

Madhësia e këtij smartphone-i pritet që të jetë 4.3 inç me ekran Super Amoled 960×540. Gjithashtu procesori i këtij smartphone-i do të jetë 1.6GHz dhe kamera 8-megapikselë.

Shikoni fotografitë e siguruar të Samsung Galaxy S4 Mini. S4Mini- Ameble4

S4Mini- Ameble1 S4Mini- Ameble2 S4Mini- Ameble3

 

|ameble|

SHPËRNDAJE