SHPËRNDAJE

Fotografia që jeni duke e parë besohet të jetë pikërisht e smartphone-it të shumë  pritur Samsung Galaxy S4 (IV). Publikimi i kësaj fotoje ka ndodhur para disa ore nga përsonat brenda kompanisë të cilët deshën të mbesin anonim.

Në shikim të parë vërejmë se Samsung Galaxy S4 duket shumë i ngjashëm me Galaxy S3, por ajo që vërehet si dallim në S4 është pikërisht butoni “home” i cili mungon.

Një gjë tjetër mjaft impresionuese që mund të vërejmë është edhe hollësia e këtij të fundit dhe fakti që është arritur të integrohet një ekran kaq i madh me gjithë harduerin në një pajisje kaq të hollë.

Specifikat e përfolura që pritet të jenë pjesë e Samsung Galaxy S4 përfshijnë ekranin e madhësisë 4.99 inç Super AMOLED Full HD me rezolucion 1080×1920 me densitet të pikselëve 441 ppi.

Procesori i S4 pritet të jetë katër-bërthamorë 2 GHz Exynos 5450 me RAM memorie prej 2 GB. Sa i përket kamerave, ato pritet të jenë 13MP kamera e pasme dhe 2MP kamera e përparme.  Sistemi operativ i Samsung Galaxy S4 përflitet të jetë Android 4.2.1.

Kur shohim dhe lexojmë te gjitha këto të dhëna për Samsung Galaxy S4, lirshëm na bën të mendojmë se gjiganti Samsung pritet të ketë edhe një vit të suksesshëm duke filluar mbarë.

|ameble| [divider top=”0″]