SHPËRNDAJE
Aplikacioni i infektuar “Find and Call”

Është pritur që të ndodhë herët a vonë. Kjo vërteton se nuk ka platformë që është imune ndaj sulmeve të hakerëve dhe përjashtim nuk bënë as iOS. Merrni këtë raport nga Kaspersky si provë: një aplikacion i infektuar është zbuluar në dyqanin e aplikacioneve të Apple, duke supozuar se kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë është zbuluar atje.

I quajtur “Find and Call”, qëllimi i këtij aplikacioni është për të vjedhur listën e kontakteve që të dërgojë SPAM në numrin/adresën e tyre në formën e një mesazhi të shkruar që përmban një lidhje në faqen për shkarkim të aplikacionit të infektuar. Gjithashtu, aplikacione të ngjashme janë gjetur edhe në dyqanin për aplikacione Android në Google Play.

Në fakt, ky nuk është aplikacioni i parë në iOS që keqpërdorë listën e kontakteve tuaja. Në 2008 një lojë për iPhone e quajtur Aurora Feint bënte upload listën e kontakteve tuaja në serverët e saj në formën e tekstit, pasi që kjo u zbulua ky aplikacion u largua nga dyqani i Apple.

Çfarë e bënë Kaspersky që t’i referohet Find and Call si pjesa e parë e një sistemi iOS të infektuar është fakti që ky aplikacion përdor informacionet e fituara nga pajisja juaj për të shpërndarë SPAM, pra tekst mesazhet e padëshiruara të cilat i cekëm më lartë.

Fatmirësisht janë marrë masa nga Goolgle Play dhe dyqani i aplikacioneve Apple që ky aplikacion i infektuar të largohet. Nuk ka njoftime për ndonjë dëmtim të madh të shkaktuar nga ai, ky aplikacion ishte i orientuar drejt përdoruesve rusisht-folës. Përveç kësaj, ka pasur shumë vlerësime me një yll për këtë aplikacion gjë që ka vetëdijesuar përdoruesit potencial që mos ta shkarkojnë atë. |Kaspersky||phonearena.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE