Nokia ka prezantuar sot zyrtarisht smartphone-in e tyre te ri Lumia 920 me Windows Phone 8, që përmban procesor dual core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4.
Nokia Lumia 920 vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft Windows Phone 8 dhe përmban NFC, WiFi dhe kamerën 8 megapixel me teknologji PureView, gjithashtu përmban lente lundruese që janë projektuar për të fokusuar stabilizimin e imazhit për foto dhe video, posedon inçizim full HD në 1080p.
Kjo pajisje vjen me ekran 4.5 inç me prekje (touchscreen) dhe gjithashtu me mbushës nëpërmes Wireless-it. Per çmimin ende nuk dihet.
E plotsuar (18:10):
Pas shpalljes së Lumia 920, Nokia ka vazhduar duke zbuluar smartphone-in tjetër Lumia 820, qe është i pajisur ngjashëm, me 1.5GHz dual-core Snapdragon S4, por kjo vjen me ekran më të vogël 4.3 inç, 8GB hapësirë për te dhëna (e cila mund të zgjerohet përmes microSD kartelës), dhe posedon kamerë 5 megapixel në të cilën nuk është përdorur teknologjia Nokia “PureView”.
Nokia 820 do të jetë në dispozicion më një varg ngjyrave të ndryshme. Ky gjithashtu është e pajisur me mbushje nëpërmes wireless-it. Ky smartphone do të jetë në dispozicion përmes kompanive AT&T dhe T-Mobile në SHBA, megjithatë çmimi ende mbetet për t’u konfirmuar. |ameble| [divider top=”0″]