Pas investigimit të bërë nga organizata e pavarur Hetuesit e Zjarrit të Mbretërisë së Bashkuar (FIUK) të kontraktuar nga Samsung, kompania del me deklaratën zyrtare dhe  publikon raportin e investigimit të FIUK ku thuhet që shkaktari i zjarrit në Samsung Galaxy S3 qe raportuam ditë me parë  ishte faktori i jashtëm e jo nxehtësia e tepërt nga paisja i deklaruar nga pronari që më pas rezultoi me flakë.

Përmbledhja e hetimit thotë:

“Burimi i jashtëm i energjisë është shkaktari i flakës” dhe paisja nuk është përgjegjëse për shkakun e zjarrit. Mënyra e vetme që mund të shkaktojë dëm të ngjajshëm është vendosja në mikrovalë.

Më pas edhe pronari pranoi dhe deklaroi në forum që një person tjetër pas ekspozimit të paisjës në ujë kishte tentuar që të largonte ujin me futjën në mikrovalë ku dhe rezultoi prishja. Ai gjithashtu deklaroi se paisja nuk kishte faj dhe pranoi se ky ishte një “gabim budallallëk”.

Samsung Electronics mbetet i angazhuar për ti ofruar klientëve produkte cilësore dhe të sigurtë, siç dëshmohët me Galaxy S3. /global.samsungtomorrow.com/[divider top=”0″]