SHPËRNDAJE

Nëse këto imazhe të publikuara nga burime të pa-sigurta tani për tani konstatohen të jenë të vërteta, atëherë i bie që HTC të jetë ri-kthyer në botën e tabletëve. Pas tabletit të tyre të parë Flyer me të cilin nuk korrën ndonjë sukses të madh tani duket që HTC është ringjallur, këtë herë me përmirësime.

Emri i këtij të fundit akoma nuk dihet, por duket të jetë i madhësisë 10-inç prandaj edhe mund ta quajmë kështu “Tableti 10-inc HTC” derisa sa ky tablet të bëhet publik për ne.

Detajet mund të na trembin kur te zbulohen, por tableti në pamje të parë duket të jetë mjaft i hollë. Mbuloja e bardh e tij duket të jetë sikur ajo  poli-karbonike e HTC One X. Pjesa e përparme dhe ekrani duket të jenë mjaft interesante ngase ajo qe konsiderohet si pjesë e poshtme e këtij tableti vërehet se është bërë më e gjatë se tre anët tjera të kornizës duke u mbuluar me  më shumë material të mbulojës për të na dhënë mundësinë që ky i fundit të jetë më lehtë i kapshëm me dorë dhe pjesa e ndjeshme e ekranit të mos rrezikohet. Kur jemi tek kjo pjese e tabletit nga fotot mund të shohim se pikërisht në këtë pjese gjendet edhe kamera e përparme dhe ajo e pasme.

Është duke u përfolur shumë se njëri nga disa produktet e HTC (HTC One X, S dhe HTC Proto) që do të publikohen në panairin e teknologjisë IFA në Berlin të jetë edhe ky tablet. |ameble||androidauthority| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE