Zhvilluesi i lojës Flappy Bird, Dong Nguyen kishte shkaktuar debat të madh në momentin kur kishte tërhequr lojën nga AppStore dhe Google Play. Por si duket Flappy Bird do të kthehet përsëri.

I pyetur në Twitter nëse Flappy Bird do të kthehet përsëri, Nguyen është përgjigjur: “Po, por jo menjëherë.” Nuk do të jetë Flappy Bird siç e njohim, por më tepër një lojë të re dhe e përmirësuar, ka thënë Nguyen. Ai që një kohë nuk ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter, kështu që këto përgjigje të tij ditët e fundit janë një lajm i madh për dashamirët e lojës së tij.

Nguyen kishte hequr lojën dyqanet online të aplikacioneve menjëherë pasi që loja u bë një hit i madh në tërë botën. Ai kishte njoftuar se fitonte nga 50.000 $ në ditë nga reklamat, por që kishte parë shumë parregullsi nga rrjetet sociale. Që nga koha kur u largua kjo lojë, disa lojë imituese kanë dal në shesh, duke përfshirë Clumsy Bird, Flappy Yeti, and Flappy Bee.

Sidoqoftë, na mbetet të shohim se çfarë do të na sjell Nguyen në të ardhmen. /ameble

Për ata që nuk e kanë parë lojën mund ta shikoni videon e më poshtme: [youtube id=”MBW7fIlsoy8″ width=”600″ height=”350″]