Prodhuesi i katërt më i madh në botë i telefonave të mençur ZTE, tani paraqitet si konkurrent serioz me produktet qe kjo kompani përflitet se do të lansoj. Smartphone-i ZTE Apache pritet qe te dal ne shitje ne 2013 dhe pritet qe të përmbaj procesor 8-berthamorë.
Kompania Taiwaneze për prodhimin e procesorëve MediaTek deklaroi se tashme ka tejkaluar dy konkurrentët e saj NVIDIA dhe Qualcomm për shkak se ata janë të parët që kanë arritur të krijojnë një procesor të përmasave të tilla për pajisje mobile siç është ZTE Apache.
Të dhënat tjera të pa konfirmuara rreth ZTE Apache dhe përmbajtjes harduerike të tij janë ekrani 1080p, kamera 13Megapikselë dhe fakti se kjo pajisje do të përkrahë teknologjinë e rrjetit të komunikimit 3G WCDMA/4G LTE/TD-SCDMA.
Nëse konfirmohet vërtetësia e këtyre të dhënave atëherë ZTE Apache pritet të thyej rekorde të shitjeve nëpër botë. Si rrjedhoje e kësaj edhe prodhuesi i procesorëve Mediatek do të hyjë në një nivel tjetër të biznesit duke u bërë kështu shumë i kërkuar nga korporata të mëdha.
|ameble| [divider top=”0″]