Kompania kineze ZTE javën e ardhshme pritet të udhëtoj nga Kina për në Las Vegas për të prezantuar një pjesë të vogël të pajisjeve të saja të reja në CES 2014 me shpresën e rritjes se imazhit të vetë si prodhues i smartphone-ve dhe teknologjive tjera. Kompania njoftoi sot se në ketë ngjarje tregtare do të paraqitet për një javë, duke prezantuar një smartphone të ri, një phablet, një smartwatch dhe një pajisje tjetër smartphone me projektor.
“ZTE tani ka zhvilluar një portofol të elektronikës në krye me smartphone për të cilët ju kemi njoftuar me herët,” ka thënë kryeshefi i ZTE-së Zeng Xuezhong.
Ne do të përcjellim ngjarjet që pritet të ndodhin në CES 2014 që që nga java e ardhshme. Pra, qëndroni me ne për të parë të gjitha ato pajisje të reja që prezantohen, duke përfshirë kështu edhe pajisjet më të fundit të ZTE-së. /ameble