Shqip gjirafa.comKompania Gjirafa, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore në gjuhën shqipe Gjirafa.com dhe Rockaway Capital (VC), bënë të njohur për publikun investimin 2 milion dollarësh për te zhvilluar shërbimet e bazuara ne Interneti për shqipfolësit në Balkan, dhe në mbarë botën.

Raundi i investimeve i udhëhequr nga “Rockaway Capital” me seli në San Francisko dhe Pragë, ka për qëllim rritjen e ekonomisë së internetit në Ballkan, nëpërmjet Gjirafa.com, duke e bërë atë lider rajonal të kërkimit, e-commerce dhe reklamave online.

“Investimi është më shumë se sa një bast per potencialin shpërthyes te ekonominë se Balkanit, i cili do të na ndihmojë të pershpejtojmë këtë rritje duke i ofruar rajonit shërbime online te cilat kurrë më parë nuk janë parë”, tha themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani. Z. Cahani ne vitin 2014 se bashku me dy bashkëthemeluesit, Dr. Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani lansuan ‘Gjirafa’ në akceleratiorin e Pragës, StartupYard, dhe e ndërtuan kompaninë e kërkimeve që të ketë një rritje marramendëse prej 650% qe nga fundi i 2014-ës. Vetëm në 10 javët e fundit Gjirafa ka regjistruar mbi 10 milion kërkime dhe më shumë se 1 milion vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur për potencialin e rritjes së e-commerce dhe reklamimit online në Kosovë dhe Shqipëri”, tha partneri investues i Rockaway Capital, Dusan Zabrodsky, i cili udhëhoqi raundin e investimeve. “Gjirafa është pozicionuar në qendër të inovacioneve në rajon, dhe ne po shohim mundësi të jashtëzakonshme që ata të ecin para dhe përfitojnë nga modernizimi i shpejtë që po ndodh tani. Kjo kompani ka mundësi të bëjë për Kosovën dhe Shqipërinë atë që Yahoo bëri për SHBA në vitet 90-ta, të ndërtojë një ekonomi të vërtetë Interneti. Ky është një moment tërësisht unik”.

Ky investim është ne vazhdën e investimeve qe Rockaway realizoi në tregun evropian të e-commerce viteve te fundit, si dhe investimeve të mëhershme në Gjirafa, përfshi investitorët nga SHBA Esther Dyson, Ondrej Bartos (partner në Credo Ventures) dhe Philip Staehelin, partner menaxhues në Roland Berger.

Investimi i Rockaway në Gjirafa, do të përdoret për të zgjeruar infrastrukturën e kërkimeve online,          e-commerce dhe reklamave online që janë të mangëta në rajonin qe po sheh rritjen më të shpejt të natalitetit në Evropë. Marrëveshja përfshin po ashtu zotimin e konsiderueshëm të resurseve nga Rockaway në partneritet me Gjirafa.com për sjelljen e risive të tjera për audiencën dhe bizneset shqipfolëse, duke përshpejtuar zhvillimin e ekonomise së internetit në rajon.

Gjirafa planifikon të avansojë platformën e reklamave online për Shqipëri dhe Kosovë (Gjirafa AdNetëork), dhe të ofroj shërbime të e-commerce. Edhe pse rajoni ende varet nga metodat e vjetra të pagesave, përdorimi i smartfonëve përbënë rreth 50% të trafikut të internetit.

Deri me tani Kosova dhe Shqipëria kishin ngelur prapa pjesës tjetër të Evropës sa i përket rritjes online, por  kohëve të fundit janë bërë hapa të mëdha. Sot kemi një penetrim të intenetit prej 85%, si rrjedhojë e investimeve europiane dhe kthimit të diasporës.  Duke pasur parasysh edhe moshën mastatare të re të popullësisë, Gjirafa planifikon të përfitojë nga adoptimi i shpejt i teknologjisë së telefonave të mençur, duke sjellë për herë të parë shumicën e ekonomisë online në rajon.

Momentalisht Gjirafa është duke kërkuar talentë dhe profesionistë që t’i bashkohen ekipit në Tiranë dhe Prishtinë. Për më shumë informata kliko këtu.