Siç edhe pritej, Google prezantoi tabletin e ri Nexus 9 i krijuar nga HTC i cili vjen me versionin e ri Android 5.0.

Google Nexus 9

Tableti Nexus 9 vjen me ekranin LCD IPS 9 inç me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve i përkrahur nga procesori Nvidia Tegra K1 me shpejtësi prej 2.3GHz, 2GB RAM memorie dhe një bateri të fuqisë prej 6,700 mAh.

Nexus 9 ka të integruar kamerën frontale 1.6 megapikselë dhe atë kryesoren 8 megapikselë dhe vjen ne dy versione 16GB dhe 32GB.

Para-porosit për tabletin Google Nexus 9 do të fillojnë nga 17 tetor, ndërsa shitjet do të fillojnë më 3 nëntor. Nuk ka informata zyrtare për çmimin e tabletit Google Nexus 9. /ameble