SHPËRNDAJE

hotmail to outlookMicrosoft ka njoftuar se tranzicioni i ngadalshëm nga Hotmail.com në Outlook.com sot është kompletuar, dhe nga tani e tutje portali i shumë vizituar www.hotmail.com është shuar.

Siç është premtuar edhe më herët nga kompania gjigante Microsoft, përdoruesit e shërbimeve nga Hotmail.com nuk kanë përjetuar asnjë ndërprerje të shërbimeve gjatë këtij tranzicioni.

Microsoft kishte lansuar Outlook.com gjatë verës së vitit të kaluar, si një shërbim email-i të ri i cili do të zëvendësojë përfundimisht Hotmail.com dhe i cili do të përfshijë më shumë mundësi të shërbimeve. Microsoft ka njoftuar për dy mundësitë e reja që janë të integruara në Outlook.com.

Përdoruesit nga tani do të kenë në dispozicion SMTP, kështu që brenda llogarisë së Outlook.com mund të integrohen disa email adresa të ndryshme (Gmail, Yahoo, etj) dhe lehtë mund të bëhet përzgjedhja e adresës nga e cila dëshirohet të dërgohet një email.  Mundësia e dytë është integrimi i thellë me SkyDrive që japë përdoruesve të Outlook.com mundësinë për të ruajtur dokumente direkt në SkyDrive të tyre, si dhe lehtë t’i dërgojnë si dokumente të bashkangjitura nëpërmjet email-it e nga SkyDrive. Në thelb ky shërbim është i njëjti sikurse shërbimi që ofrohet nga Google Gmail Drive.

Microsoft mburret më atë se deri me tani janë 400 milionë përdorues që janë duke përdorur Outlook.com, i cili paraqet një numër të madh të përdoruesve për një shërbim të ri. Por, gjëja më rëndësishme për Microsoft-in ishte hapja e mbi një milionë llogarive të reja në Outlook.com për disa orë. Sigurisht, arsye për këtë mund të ishte edhe rezervimi i email adresave nga përdoruesit për platformen e re.|ameble|

SHPËRNDAJE