SHPËRNDAJE

Siç është edhe planifikuar, Google sapo ka prezantuar modelin e ri të smartphone-it Nexus 6 i cili vjen me versionin më të ri Android 5.0 Lollipop. Pajisja përmban një ekran 6 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve  e cila i jep një dendësi prej 496ppi për pikselë.

Nexus 6

Nexus 6 është i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 805 me shpejtësi prej 2.65GHz, 3GB RAM memorie dhe ka të integruar kamerën frontale 2 megapiksel, kamerën kryesore 13 megapiksel  me blic të dyfishtë LED dhe një bateri të fuqisë prej 3,220mAh.

Modeli më i ri nga familja Nexus vjen në dy versione, 32GB dhe 64GB dhe nuk e ka të integruar portën për microSD kartelë.

Para-porosit për Nexus 6 do të fillojnë më 29 tetor me çmim prej 569€ për modelin 32GB dhe 649€ për modelin 64GB. /ameble

SHPËRNDAJE