Në ngjarjen IFA 2014, Motorola ka zyrtarizuar modelin e ri të smartphone-it, Motorola Moto X.
Motorola Moto X vjen me një ekran të plotë OLED 5.2 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 2.5GHz nga Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie dhe 16GB /32GB hapësirë të brendshme.
Motorola Moto X ka të integruar dy kamera, frontalen 2 megapikselë që mund të incizon video me rezolucion të plotë 1080p, atë kryesoren 13 megapikselë, një bateri të fuqisë prej 2,300 mAh dhe vjen me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat.
Moto X do të lansohet në SHBA, Evropë, Azi dhe Amerikën Latine me çmim prej 499$. /ameble