SHPËRNDAJE

Oppo N1 MiniNë muajin Maj, Oppo kishte njoftuar se janë duke punuar për versionin miniaturë të pajisjes së tyre OPPO N1 duke mos ofruar detaje për harduerin dhe specifika të tjera që ky model i ri do të ofrojë.

Dhe tani, tre muaj më pas ky model është zyrtarizuar dhe është konfirmuar se do të vije me ekranin 5 inç HD i mbështetur nga procesori 4-berthamor Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi prej 1.6GHz, 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Karakteristikat të tjera të Oppo N1 Mini përfshijnë 13 Megapiskel kamerën rrotulluese, bateria e fuqisë 2,140 mAh, sistemi operativ Android 4.3 Jelly Bean dhe përkrahja e teknologjive Wi-Fi, Bluetooth 4.0, GPS dhe 4G LTE.

Oppo N1 Mini tashmë është në shitje në Malajzi me çmim prej 438$, ndërsa aktualisht nuk ka informata për lansimin e pajisjes në tregjet e tjera globale. /ameble

SHPËRNDAJE