Samsung Galaxy Alpha tani më është zyrtarizuar si pajisje më e re e cila vjen me një ekran Super AMOLED 4,7 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i mbështetur nga një procesor 8-bërthamor i përberë nga një procesor 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.8GHz dhe një procesor tjetër 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.3GHz.
Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy Alpha përfshijnë 2GB RAM memorie, 32GB hapesirë të brendshme, bateria e fuqisë 1,860mAh, kamera forntale 2.1 megapiksel, kamera kryesore 12 megapiksel dhe perkrahë teknologjitë WiFi, Bluetooth 4.0, NFC dhe vjen me sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat.
Smartphone-i po ashtu vjen me një kornizë metalike dhe do të jetë në dispozicion që nga Shatori në katër ngjyra, të bardhë, të zezë, ngjyrë ari dhe blu dhe do të ketë çmimin rreth 620 €. /ameble