Siç kishte edhe paralajmëruar, në ngjarjen IFA 2014 kompania Sony prezantoi modelin Sony Xperia Z3 Compact dhe tani më ky model është zyrtarizuar.
Sony Xperia Z3 Compact vijën me një ekran 4.6 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz,, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB , kamerën frontale 2.2 megapiksel, kamerën kryesore 20.7 megapiksel me sensor nga Sony Exmor RS dhe një bateri të fuqisë prej 2600 mAh.
Modeli Xperia Z3 Compact përkrahë teknlologjitë 2G, 3G, 4G LTE, AGPS, Bluetooth 4.0, DLNA, NFC, dhe WiFi.
Pajisja vjen me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat dhe përmban një dizajn të ngjashëm sikurse modeli Xperia Z3 i cili po ashtu është zyrtarizuar. Momentalisht Sony nuk ka njoftuar për çmimin e pajisjes Sony Xperia Z3 Compact, ndërsa ajo pritet të dalin në shitje gjatë këtij muaji. /ameble