SHPËRNDAJE

Apple zyrtarisht u ka dërguar ftesë mediave për një ngjarje që ka caktuar të mbahet më 10 Shtator, ku aty priten të prezantohen smartphone-t iPhone 5S, iPhone 5C, dhe detaje e reja për IOS 7. Është e mundshme që për pajisjen iPad, Apple do të organizoj një ngjarje të veçantë në një datë tjetër.

Është spekuluar, gjithashtu janë parë edhe imazhe se iPhone 5S do të shfaqet  me ngjyra të ndryshme, duke përfshirë ngjyrën grafiti, zi, i bardhë dhe ngjyrë shampanjë. Gjithashtu mund të shfaqet me opsionin me lexues gishtash (fingerprint), me procesorë të përditësuar si dhe me kamerë më të mirë.

Kurse iPhone 5C pritet të shfaqet në të kaltër, të kuqe, të verdhë, të zezë dhe ndoshta në të bardhë, dhe do të ketë trupin nga plastika dhe çmimi tij do të jetë i ulët. Më poshtë keni një galeri të asaj së çfarë është parë deri me tani për iPhone 5S dhe iPhone 5C:

SHPËRNDAJE