SHPËRNDAJE

Në Kongresin Botëror  të Telefonave mobil  2015 i cili ka filluar të mbahet sot në Barcelonë, Samsung prezantoi dy modele të reja të gjeneratës Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Modelet e reja Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, bazuar në dizajnin mbresëlënës dhe specifikave harduerike, padyshim do të jenë pajisjet më mira të gjeneratës Galaxy të krijuar deri më tani. Të dy modele janë krijuar me një kombinim të xhamit me metalin, duke sjellë një dizajn përkryer.

Samsung Galaxy S6

Modeli Samsung Galaxy S6 vjen me ekranin ekran 5.1 inç Super AMOLED me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë dhe densitet 577 pikselë për inç i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4. Galaxy S6 është i përkrahur nga procesori Exynos 7420 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama: katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz dhe katër bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 2.1 GHz dhe 3GB LPDDR4 RAM memorie.

Galaxy S6

Kamera kryesore e Samsung Galaxy S6 vjen me sensorin e ri ISOCELL me rezolucion 16 megapikselë me blic LED e cila po ashtu ofron edhe stabilizuesin optik të imazheve si dhe është me vetë-fokusim. Kamera kryesore mund të incizoj video me rezolucion 4K, si dhe në formate të ndryshme 2160p@30fps, 1080p@60fps, 720p@120fps, HDR, dual-video rec. Kamera frontale është 5 megapikselë, e dedikuar për selfie cila po ashtu mund të incizon video në formatin 4K.

Galaxy S6 vjen në tri versione të ndryshme të hapësirës së brendshme 32GB, 64GB dhe 128GB dhe nuk ka të integruar portën e cila përkrahë microSD kartelën.

Galaxy S6 vjen me versionin Android 5.0.2 (Lollipop) me ndërfaqen TouchWiz UI dhe ka të integruar baterinë Li-Ion 2550 mAh.

Samsung Galaxy S6 Edge

Modeli i dytë të gjeneratës së re Galaxy është Samsung Galaxy S6 Edge, i cili në fakt i ka po thuajse të gjitha specifika harduerike të njëjta sikurse modeli Galaxy S6, por dallimi kryesor është tek dizajni i cili e banë atë të përkryer.

Galaxy 6 Edge

Pra, Galaxy S6 Edge vjen me ekranin ekran 5.1 inç Super AMOLED me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë dhe densitet 577 pikselë për inç i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4. Galaxy S6 Edge është i përkrahur nga procesori Exynos 7420 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama: katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz dhe katër bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 2.1 GHz dhe 3GB LPDDR4 RAM memorie.

Kamera kryesore e Samsung Galaxy S6 vjen me sensorin e ri ISOCELL me rezolucion 16 megapikselë me blic LED e cila po ashtu ofron edhe stabilizuesin optik të imazheve si dhe është me vetë-fokusim. Kamera kryesore mund të incizoj video me rezolucion 4K, si dhe në formate të ndryshme 2160p@30fps, 1080p@60fps, 720p@120fps, HDR, dual-video rec. Kamera frontale është 5 megapikselë, e dedikuar për selfie e cila po ashtu mund të incizon video në formatin 4K.

Sikurse modeli i parë, edhe Galaxy S6 Edge vjen në tri versione të ndryshme të hapësirës së brendshme 32GB, 64GB dhe 128GB dhe nuk ka të integruar portën e cila përkrahë microSD kartelën.

Edhe ky model vjen me versionin Android 5.0.2 (Lollipop) me ndërfaqen TouchWiz UI dhe ka të integruar baterinë me fuqi pak më të madhe se sa modeli i parë, Li-Ion 2600 mAh.

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge

Ajo çka duhet të ceket se të modele të reja janë pajisjet e para nga Samsung që përmbajë shërbimin e ri të Samsung-ut për pagesa nga pajisjet mobile Samsung Pay dhe janë PayPal të certifikuara. /ameble

SHPËRNDAJE