SHPËRNDAJE

Javën e kaluar smartphone i ri nga Samsung, Samsung Galaxy A7 ishte prezantuar në një konferencë shtypi në Malajzi, ndërsa sot Samsung zyrtarisht edhe e konfirmoji këtë model duke i publikuar edhe specifikat të tij.

Samsung Galaxy A7 vjen me ekranin HD Super AMOLED 5.5 inç i përkrahur nga 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme e cila mbështet zgjerimin e saj deri në 64GB nëpërmjet microSD kartelës.

Galaxy A7 vjen me dy procesor të ndryshëm. Versioni 4G LTE i pajisjes është mundësuar nga procesori 8-bërthamor nga Snapdragon 615 dhe versioni 3G dhe 4G LTE i pajisjes vjen me procesorin 8-bërthamor nga Samsung Exynos 5430.

Në pjesën frontale të Samsung Galaxy A7 është integruar kamera 5 megapikselë e cila ofron disa opsione interesante për selfie, sikurse Wide Selfie, Rear-cam Selfie, Beauty Face, ndërsa në anën e pasme është integruar kamera kryesore 13 megapikeslë.

Samsung Galaxy A7 vjen me një bateri të fuqisë prej 2,600 si dhe ka të instaluar versionin e sistemit Android 4.4 KitKat.

Samsung njoftoi se modeli Galaxy A7 do të dalin në shitje në fund të marsit. /ameble

SHPËRNDAJE