SHPËRNDAJE

Në ngjarjen e organizuar nga Apple , është prezantuar edhe tableti Apple iPad Mini 3, një tablet me Retina ekran 7.9 inç.

Apple iPad Mini 3 vjen me kamerën kryesore 5 megapikselë, kamerën frontale 1.2 megapikselë i përkrahur nga procesori 2-bërthamor A7 1.3GHz dhe 1GB RAM memorie.

Apple iPad Mini 3

Apple iPad Mini 3 vjen me tri versione të hapësirës së brendshme 16GB, 64GB dhe 128GB, dhe varësisht prej modelit janë dhënë edhe çmimet, modeli 16GB do të kushton 399$, modeli 64GB do të kushton 499$ dhe modeli 128GB 599$.

Edhe kjo pajisje nga Apple vjen me Apple TouchID e cila lejon aktivizimin e pajisjes duke përdorur gjurmët e gishrinjëve. /ameble

SHPËRNDAJE