SHPËRNDAJE

Acer Liquid Z410Edhe pse ngjarja e madhe CES 2015 fillon nesër, me ç’ rast pritet të prezantohen shumë pajisje të reja nga brendet botërore, për disa kompani si duket ngjarja ka filluar sot, sepse kanë filluar më herët të prezantojnë pajisjet e tyre.

Acer tani më ka bërë njoftimin zyrtar për smartphone-in e ri Acer Liquid Z410 i cili klasifikohet si një pajisje e rangut të mesëm..

Acer Liquid Z410 vjen me ekranin IPS qHD 4.5 inç me rezolucion prej 960 x 540 pikselëve i përkrahur nga procesori 64-bit nga MediaTek MT6732.

Po ashtu pajisja vjen me dy kamera të integruara, ajo frontale 2 megapikselë si dhe ajo kryesore 5 megapikselë.

Ajo çfarë e karakterizon smartphone-in Acer Liquid Z410 është përkrahja e rrjetit 4G LTE.

Pajisja fillimisht do të lanoshet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë me çmim prej 129€. /ameble

SHPËRNDAJE